Fshati Suharrën është mbi 30 kilometra larg qytetit të Bujanocit.
Rruga që çon për në këtë fshat të Malësisë, është shumë e vështirë, raporton KTV.
Momentalisht, në këtë pjesë të Malësisë jetojnë vetëm dy familje shqiptare. Madje, edhe këto dy familje janë të rrezikuara nga serbët e Vranjës dhe vazhdimisht kanë presion që t’i lëshojnë shtëpitë e tyre.
Dy muaj më parë, familja Bajrami është sulmuar nga 11 serbë të dehur. Selami Bajrami ka treguar në detaje së çfarë ka ndodhur pasditen e 22 prillit në oborrin e shtëpisë së tij.
Ai ka thënë se kërcënimet janë të vazhdueshme që nga përfundimi i luftës.
Për kërcënimet ka treguar edhe fqinji i vetëm i Selami Bajramit, Reshat Ramadani. Ai ka deklaruar se nuk besojnë në policinë serbe.
Pavarësisht kërcënimeve të vazhdueshme, Selami Bajrami është i vendosur që të mos e lëshojë shtëpinë e tij.