Nuk është aspak e vërtetë se futbollistët tanë shqiptar në shquarjen e vijave të tyre identitare i japin përparësi ose mbitheksim ndonjërës prej tyre. Aq më pak asaj fetare. Kjo pasi matur me rritjen e tyre si modele suksesshmërie mbarëkombëtare dhe admirimin ndaj tyre theksimi i vet tyre për veten është gjeneralisht i paktë dhe aspak nuk ka shkarje në mbitheksimin e ndonjë vije identitare në llogari të tjerave. Ka shumë shembuj për këtë balans të përgjithshëm të tyre por më argument mund të jetë përkatësia e disave prej tyre shqiptarëve të Maqedonisë e që kështu e patheksuar as që dihet mirë ndër shqiptarë, si në rastin e Mustafit, Xhemailit, Kasamit, Mehmedit dhe të tjerë. Njashtu nuk ka ndonjë theksim individual si në rastin e Alban Meha. Paramendoni të kishte qenë ndonjë vip nga politika ose estrada si Albani nip i Tahir Mehës?! S’do duroheshte aq sa do njësonte veten në rëndësi me pasardhës direkt të Skenderbeut ose rilindasve! Njashtu në rastin e fesë ku kjo nuk u theksua gati asnjëherë nga Shkëlzen Gashi ose Arlind Ajeti përkundër se kjo përbën vijë identitare e rëndësishme për ta. Ose matur me çka dhe në çfarë kohe kanë përjetuar si në rastin e Mustafit që është prej futbollistëve të rrallë musliman në gjithë globin që ka përjetuar live tmerrin e terrorit gjatë një sulmi në Paris në miqësoren e Francë-Gjermani! Po të kishte qenë dikush tjetër aty atë natë, tërë kohës do fliste për fenë e vet mandej duke u arsyetuar apo duke e mbrojtur nga dhunuesit e saj. Kështu ka shumë teprim në akuzat ndaj futbollistëve tanë, që si rrallë kush përbëjnë modele unifikuese mbarëkombëtare shqiptare në këto ditë. Të paditurve për rendimin e vijave identitare mjafton tu thuhet shkurt: jo çdo mjekrrosh është gjyshi yt! #alb #ramazan2016
Data 07.03.2026
Aktuale
- Fondacioni Maarif i Turqisë organizon program iftari në Shkup
- Sela, Aziri dhe Dauti mbështesin kërkesën që provimi i Jurisprudencës të mbahet edhe në shqip
- MPJ: Të dielën fillon evakuimi i shtetasve të Maqedonisë së Veriut nga Lindja e Mesme
- Pse parakohe mundet t’ia urojmë VLEN-it?!
- Çfarë e bëri Albin Kurtin të ndalet para kamerës në Kuvend?
- EMRAT/ Laboratori i kokainës në Frakull, zbulohen 5 personat e tjerë të akuzuar nga SPAK! Tre u arrestuan dhe 2 u shpallën në kërkim
- Albin Kurti: Zgjedhjet e reja, një shpenzim i panevojshëm prej 10 milion eurosh
- Mexhiti: Arsimi mbetet prioritet për Komunën e Çairit

