Sani Saidi
Të gjithë jemi te vetëdijshëm për të bëmat e këtyre pseudo-patriotave gjatë gjithë këtyre viteve pjesëmarje në qeveri! Për ato doli që sështë gjë e keqe të vjedhësh, gënjesh, manipulosh, demtosh dhe ne fund te tradhtosh popullin tend dhe shoket e luftes! Më në fund edhe imoraliteti dhe degradimi i femres shqiptare nuk e preki dot ndergjegjen e “komandantit te tyre legjendar” dhe as që u llogarit si dicka e keqe! Por ama servilizmi dhe paturpësia e tyre nuk paska pas fund!
Krahas porosive kërcënuese, deklaratave boshe të disa bambinë-ve të tyre dhe gjithë mobilizimit të tyre për ta parandaluar protesten kuq e zi te 9 Majit, nuk mjaftuan me aq! Fillimisht, etiketuan motrat tona me shamija me ISIS-in, por kjo edhe pritet nga këto ithtarë të denjë të marksizmit dhe leninizmit. Shkuan edhe më tej, “të kapur për bishti” nga nacallniku dhe njëkohësisht në panik të madhe nga interesimi për protesten kuq e zi, ato nuk kursyen as flamurin kombëtar. Përkundrazi pa fije turpi, funksionarë të lartë grisën posterat dhe flaerat, të cilët mbanin flamurin kombëtar dhe kërkesat per fillimisht, zbardhjen e gjitha rasteve të montuara kundrejt shqiptarëve, sic ështe ai i Lagjes së Trimave, Monstra etj.si dhe kërkesat per kthimin e dinjitetit të shqiptarëve në këtë vend.
Me këtë ato nuk mund ta ndalin hovin e 9 majit në asnjë mënyrë! Nuk mbulohet dielli me shoshë o zotrinj! Kot e keni. Me këtë ju vetëm treguat se keni qenë dhe vazhdoni të jeni me rrënjë anti-shqiptar ose të përdori termin tuaj “më shka se shkau” dhe të zënë përfuni. Gjithashtu, edhe njëherë treguat që jeni kundër zbardhjes së vrasjeve dhe rasteve të montuara kundrejt shqiptarëve dhe rikthimit të drejtësis në vend.
Mjerë për ju! Padyshim, ju do shkoni më në histori, por duhet të mendoni mire mënyrën se si do perfundoni!