Shkruan: Müfit Yüksel
(Si reagim ndaj fjalimit të Ismet Özelit)
Fjalët e plasuara të Ismet Ozelit, që u shpalosën në atë video, i përkasin vetëm atij personalisht dhe aspak Turqisë dhe popullit turk. Mendimet dhe fjalimet e viteve të fundit, që i shpalos Ozeli, aspak nuk janë perceptim dhe botëkuptim i shtetit dhe popullit turk. Për këtë arsye askush nuk duhet ta interpretojë problemin si konflikt turko-shqiptar. Po ashtu pretekstet dhe justifikimet e disa medieve shqiptare ndaj fjalëve të Ozelit duhen të merren si të pabaza. Fjalët dhe mendimet kundërthënëse ndaj shqiptarëve dhe mendimit shqiptar në Turqi dhe për turqit në veçanti asnjëherë nuk kanë gjetur dhe nuk do gjejnë vend. Për këtë mund edhe t’ju garantoj. Në Turqi politikat dhe projektet asimiluese ndaj popujve me etni të ndryshme mbeten si projekte të së kaluarës. Sot në Turqi janë hapur kurse për mësimin e shqipes, edhe përkundër faktit se janë të pamjaftueshme. Populli turk e di shumë mirë historinë e përbashkët dhe vëllazërore me identitetin shqiptar dhe popullin shqiptar. Traumat e 1912-tës mbeten në të kaluarën tonë. Populli turk është dhe çdoherë do mbetet krah për krah me vëllanë shqiptar në Ballkan. Argumenti bazë është se ne duhet ta ruajmë vëllazërinë tonë.
Unë personalisht gati se 20 vite në Ballkan jam shumë i afërt me shqiptarët dhe kam dialog shumë të mirë me ta. Përkundër faktit se nuk jam me prejardhje shqiptare, jam anëtar dhe bashkëthemelues i “Komitetit për Solidaritet me Kosovën”, që nga themelimi i tij në vitin 1998 në Stamboll. Që nga ky vit shkruaj, bëjë analiza dhe kontribuoj nëpër konferenca të ndryshme për Ballkanin, identitetin shqiptar dhe vëllazërinë shqiptaro-turke. Posaçërisht për historinë shqiptare në periudhën osmane kam bërë kërkime dhe hulumtime, të cilat edhe i kam publikuar ato. Disa nga këto punime janë edhe të përkthyera në gjuhën shqipe. Madje kam shtjelluar hapur edhe periudhën osmane të problemeve dhe gabimeve në marrëdhëniet shqiptare (psh. masakra ndaj Ali Pashë Tepelenës bashkë me fëmijët e tij). Po ashtu, para disa ditëve në televizionin shtetëror TR AVAZ TV m’u për këtë ngjarje isha i ftuar si mysafir në program televiziv. Programet që po i përgatisim për opinionin publik turk nuk po ngjallin jehonë vetëm këtu në Turqi, por këto programe po ndikojnë e ngjallin jehonë pozitive edhe për vëllezërit tanë në Ballkan e që janë shqiptarët. Konferencat dhe analizat e mia të fundit ndaj politikës së jashtme turke për Ballkanin, e veçanërisht për shqiptarët, ku theksoj se politika jonë ndaj këtij rajoni duhet të perceptohet si politikë qendër me shqiptarët, dita-ditës po forcohet dhe po mirëpritet nga opinioni turk. Nuk mbetem me kaq, por që nga viti 1998 nëpër konferenca, shkrime dhe analiza të ndryshme jam ithtar i asaj dhe e mbroj tezën se në Ballkan duhet të themelohet Unioni/ Shqipëria e madhe etnike. Ngjashëm me këtë tezë, në janar dhe shkurt të këtij viti, përmes dy konferencave të ndryshme në Tiranë dhe Prishtinë me temë “Marrëdhëniet osmane/turko-shqiptare”, ku kishte mysafirë të ndryshëm nga rajoni, mbrojta dhe argumentova faktet e tezës sime për shqiptarët në Ballkan. Këto konferenca shkencore u lansuan si lajme në agjencinë shtetërore të lajmeve, Anadolu Agency, por edhe në kanalin shtetëror TRT AVAZ. Dëshmi për këso lloje të lajmeve ishin edhe rrjetet sociale të shqiptarëve në Turqi, të cilët me shumë kënaqësi shpërndanë lajme të tilla gjithandej ku ka shqiptarë.
Ismet Ozeli është poet, letrar, filozof/mendimtar i njohur turk, por ai nuk mund të jetë politolog dhe politikan. Qasjet dhe stili i të menduarit të tij në 10-15 vitet e fundit, se muslimanizmi përkon me atë se duhet të jesh turk, vazhdon të kritikohet nga masa e gjerë e shoqërisë. Ai më herët nuk ishte një person që mendonte kësisoj. Sot mendimet e tija të ndryshme po e detyrojnë atë që të margjinalizohet në opinion publik dhe shoqërinë ku jeton. Ai sot edhe ashtu po u qahet fansave dhe masës se përse nuk po përkrahet për mendimet e tija. Kritikën më të ashpër për videon e para disa ditëve e mori nga unë. Unë po ashtu citova se çdo qytetar shqiptar në vendin tim e shoh si qytetar natyror të këtij shteti. Sipas nesh, Ismet Ozeli për fjalët e tija të thëna ndaj popullit shqiptarë duhet sa më shpejt të kërkojë falje publike.
Për këtë arsye, ju bëjë apel edhe medieve shqiptare se, duke qenë si pretekst arsyetimi i Ismet Ozelit për fjalët e tij, nuk duhet që të merret si cak sulmi opinioni publik turk dhe as Turqia, ngase kjo qasje e të menduarit është e padrejtë. Fjalimi i një individi nuk mund në asnjë rast t’i dëmtojë marrëdhëniet turko-shqiptare. Më së paku ne do e lejojmë që kjo të ndodhë . Gati se 20 vite mundohem dhe synojë që traumat e viteve 1911-12 t’i kalojmë, ndërsa dialogun dhe vëllazërinë shqiptaro-turke ta forcojmë dhe zhvillojmë, duke mos lejuar që për një fjalim të një shkrimtari qëllimet tona të përfundojnë e të shkatërrohen.