Zylfi Adili-Qufa
Në shtetet e zhvilluara demokratike ndër format praktike ku secila parti politike i përdor për ti identifikuar nevojat e qytarëve me anë të së ciles ndërtohen strategji të qeverisjes, fushata zgjedhore, krijohen politika publike po madje nëse doni edhe përpilohen fjalime ditore për përfaqsuesit e partive , janë anketat e opinionit publik. Thënë shkurt anketa ëshë mekanizëm me anë të së cilës zhvendoset bariera e komunikimit midis elites politike dhe qytetarëve, respektivisht artikulohen percepcionet e qytetaravë për politiken, fenomenet politike si dhe vizioni për të ardhmen. Sa per sqarim, hulumtimi kuantitativ apo anketat representative paraqesin metodë hulumtimi shkencor që nepermjet ekzemplarit të bazuar ne te dhëna demografike strikte (numër të popullatës hartuar proporcionalisht me sistemin zgjedhor) intervistohen qytetarët. Kjo në fakt duhet të paraqes proeksion të mendimit të popullates në shtet. Në Maqedoni, anketat e realizuara nga agjencionet prezentohen metodologjikisht si anketa me interval besueshmerie prej 95 % dhe perqindje të gabimit margjinal +-3%. Tek ne nëpër media, analist, opinionist , perfaqsues te elites akademike por ketu qofte edhe perfaqsues te partive opozitare dhe ato te pushtetit, koheve te fundit ne menyre konzistente mirren me komentimin e anketave, kryesisht të agjencioneve te njejta, ne lidhje me rejtingjet te cilet këto agjencione i shpallin nëpër mediume. Keshtu, te njejtat i paraqesin sikur te dhena relevante ndersa agjencionet ne fjal si te besueshme te cilet neper disa cikle zgjedhore po I qellojnë rejtingjet e partive përkatëse. Nga ana tjeter, që nga përgjimet e këndej patëm rastin të dëgjojmë një sërë mallverzimesh dhe anomalish qe po ndodhin me falsifikimin e listave zgjedhore. Respektivisht ekzistimin e kontigjentit të përbërë nga qindra mija votuesish fiktiv gjë që verifokohet edhe nga ana e Këshillit shtetërore Zgjedhor me vetë faktin e instalimit të mekanizmës për autokorigjim?! (për efikasitetin e kësaj, medoemos duhet debatuar). Përshtypja qe le ky fenomen, është se ky kontigjent nuk ekziston nga dje, por ky është një projekt që daton aq sa daton edhe historia e pavarsisë së këtij shteti, ndërsa ekspanzionin më të madhë e ka arritur gjatë qeverisjes së kësaj nomenklature politike. Më tutje, në Maqedoni regjistrimi I popullates zyrtarisht për herë të fundit ështe bërë ne vitin 2002. Që nga atëherë, ishim deshmitarë të disa tentimeve të pasuksesshme që të realizohet dhe ripërsëritet regjistrimi për shkak se numrat demografik ekzistues janë te mangët , të vjetëruar, jo real dhe në kundërshtim me parametrat metodoligjik te cilët parashihen konform standardave Europiane për regjistrim te popullsisë, por e njejta u ndal, natyrisht si pasojë e kalkulimeve politike. Aq më tragjike bëhet e gjithe kjo kur shkalla e natalitetit dhe mortalitetit nuk evidentohet nga ana e institucioneve kompetente, në mënyrë që edhe emrat e personave të vdekur paraqiten nëpër listat zgjedhore si votues aktiv. Ndërsa Maqedonia, njihet ne regjion dhe në përmasa botërore si shtet i rallë ku zyrtarisht nga totali I popullsisë prej 2 milion banorëve, 1,8 milion janë votues aktiv. Në këso konditash ku numri I listave zgjedhore është I rrejshëm (dizajnuar propocionalisht sipas nevojës), egzistojnë numra sikur qindra mijëra votues fiktiv, votojnë të vdekurit, nuk ka regjistrim te popullatës, egsiztojnë anomali në sistemin zgjedhor, dalin agjencione per hulumtimin të opinionit publik dhe në disa cikle zgjedhore I qellojnë saktë rejtingjet e partive. Sinkronizim par ekselans. Botërisht dijmë se ku përfunduan kritikuesit më të mëdhej te Gruevskit. U mbyllen televizionet dhe pronarët e tyre ende janë nëpër burgje, gazetarët u suspenduan nga vendet e punës… Nga kjo pikpamje e kuptoj lajthitjen të cilën këto agjencione po e bëjnë, meqense ju bëj thirrje të jenë demoktrat dhe të drejtë… profesionalisht dhe shpirtërisht shumë më të qetë do të ndiheshin. Por ajo qe është edhe më shqetsuese dhe paraqet dështim të thellë të kapitalit intelektual dhe analitik, eshte momenti kur rejtingjet e këtyre agjencioneve shtjellohen nga analist kritik, parti opozitare dhe ekspert te pavarur nga akademia dhe si diskurs gjatë debatit mirren parasysh rezultatet e këtyre anketave, rezultate te cilat dalin nga nje metodologji fantome ashtu edhe sic cdo gje tjetër . Te nderuar, me gjithë respektin qe kam për ju, Ju kisha ftuar që para se të filloni ti argumentoni por edhe tu jepni epitete si anketa respektabile nga agjencione me reputacion, e dobishme për ju është që ti keni parasysh këto parametra, fundi ato agjencione se kanë shpikur ujin e nxehtë; të dhënat demografike janë të dhënat e njëjta që I dimë të gjithë, njëjtë sikur dijmë dhe manipulimet. Cdo tentim për analizë të këtyre rezultateve të “ndrequra”është ushqim I sistemit të kontrollit total ndaj opinionit publik dhe ne vijë me diktatorshipin e Gruevskit. Me respekt Zylfi Adili-Qufa