Derisa për papunësinë time një prej shkaktarëve kryesor janë Axha Musë dhe Partia e tij Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), un fatmirësisht nuk kam kurrfarë faji për papunësinë e Axhës Musë
EJUP BERISHA
A e njihni Axhën Musë,e di që e njihni tanimë të gjithë ju lexues të nderuar këtë individ, prandaj nuk më takon mua të sqaroj se kush është i njëjti i cili deri para disa ditësh ishte njëra prej figurave kyçe dhe me qëndrim më të gjatë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë. Axha Musë pra për të gjithë ata që nuk e dine ishte i ngarkuar në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë me postin e Z.v Kryeministrit apo të shefit të Sekretariatit për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Apo më konkretisht meqë kjo Marrëveshje asnjëherë nuk u zbatua sa dhe si duhet atëherë lirisht mund të themi se ky ishte i ngarkuar me detyrimet për (Mos) Zbatimin e Marrëveshjes në fjalë. Dhe lexues të nderuar shfrytëzoj rastin që tu njoftoj se tani më un dhe Axha Musë kemi një gjë të përbashkët pra ne të dy jemi bërë kolegë. Të mos keqkuptohemi, ne nuk jemi bërë kolegë në ato aktivitetet primare të Axhës Musë në Sekretariat që u dëgjuan në bombën e fundit të gazetarit kontravers maqedonas Zoran Bozhinovski, pra në veprimet (sa lezet me çiiiizme) por unë dhe tanimë ish Z.v Kryeministri Axha Musë jemi të dy të papunë. Dhe sa u përket veprimeve dhe aktiviteteve të mësipërme të Axhës Musë unë me largpamësinë time pata shkruar para gati tetë muajve dhe atëherë nëse dikujt i kujtohet pata thënë se ky individ në vend që ta zbatojë Marrëveshjen e Ohrit po merret me aktivitetet (eurointegrime). Derisa për papunësinë time një prej shkaktarëve kryesor janë Axha Musë dhe Partia e tij Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), un fatmirësisht nuk kam kurrfarë faji për papunësinë e Axhës Musë. Mirëpo një fjalë e urtë popullore thotë Mos u mundo tia bësh gropën askujt sepse me sigurinë më të madhe mund të biesh edhe vet në të. Dëshmi më bindëse për këtë është rasti i shkarkimit të të gjithë anëtarëve të Qeverisë që ishin nga radhët e BDI-së. Un tua them të vërtetën nuk jam aspak i lumtur pse Axha Musë dhe kolegët e tjerë të tij në Qeveri tani më janë bashkangjitur mua dhe një armate të tërë njerëzish të papunë në këtë shtet por kjo është një dëshmi se në këtë jetë njeriu çfarë mbjellë edhe do të korrë. Dhe tani meqë Axha Musë është i papunë e ftoj atë dhe të gjithë ish ministrat e tjerë që gjithashtu kanë mbetur papunë që të takohemi dhe bashkërisht ti qajmë hallet dhe dertet tona të përbashkëta. Unë meqë jam njeri që më vjen keq shumë kur dëgjoj se dikush ka mbetur papunë dhe në rrugë, ish Z.v Kryeministrin Axhën Musë ish Z.v Kryeministrin tjetër Fatmir Besimi, ish ministrat Bekim Neziri, Abdilaqim Ademi, Nurhan Izairi, Adnan Jashari, Lirim Shabani dhe z.v Ministrat e tjerë i ftoj të takohemi dhe të flasim sepse njeriu kur flet të paktën më shumë se gjysmën e vështirësive dhe halleve që i ka mund ti shkarkojë. Me këtë rast unë i siguroj ata se do ti qeras me një kanoçe Coca Cola me qëllim që të freskohen pak sepse si njeri që jam marrë në qafë prej tyre e di që e kanë shumë të vështirë këtë periudhë të jetës së tyre. Pra lirisht mund të lavdërohem se unë nuk jam si Axha Musë dhe këta ish ministra tanimë të papunë të cilëve nuk ua ndiu aspak për mua që mbeta gjithashtu i papunë. Por tani e di që këta të gjithë e dine se si jam ndjerë un kur në vitin 2012 si rezultat edhe i intervenimit të fshehtë të BDI-së te Presidenti i shtetit Gjorge Ivanov mbeta në rrugë. Sepse thonë se gjithçka njeriu kupton kur të bie edhe vet nga dardha. Dhe tanimë kolegët e mi i përkujtoj se do të ishte mire që ta pranojnë ofertën time për tu takuar me mua, sepse nëse asgjë nuk mund të bëjmë më tepër të paktën ne do të mund të bëjmë strategji dhe plane për tu punësuar diku. Besoj se bashkë do të mund të kemi sukses sepse un e di shumë mire se në këtë shtet po mbete i papunë të parët tanë kanë ditur të thonë një fjali shumë të qëlluar dhe të mençur ata pra dinin të thonin “Të ka rruar dreqi” sepse sot është shumë vështirë për të gjetur punë. Axha Musë e ka pasur shum lehtë të mbetej akoma në postin që ka qenë por është dashur të jetë shum më i kujdeshëm dhe më konsekuent dhe të punoj pak më shumë për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit e jo të merret me punë “Tjera fizike” . Dhe ne tanimë fal Bombave e kuptuam se këta funksionarët shqiptar në Qeveri në vend që të merren me obligimet që i kanë pasur qenkan marrë me shum me aktivitetet që i dëgjuam, dhe duke e pasur parasyshë këtë fakt tanimë ne të gjithë e kuptuam se pse nuk është zbatuar Marrëveshja e Ohrit, apo edhe pse nuk janë avancuar qështjet tona si shqiptar. Prandaj për anëtarët e ri të Qeverisë nga radhët e BDI-së i kam disa porosi Të nderuar tanimë jeni bërë figura publike dhe duhet ta kuptoni se kur jeni të tillë nuk mund të silleni si të jeni persona privat, apo më konkretisht nuk mund të silleni si të doni ju por duhet të silleni ashtu siq e kërkojnë rregullat kushtetuese juridike apo edhe kodeksi i sjelljes së figurave publike, nëse ka ndonjë të tillë në Republikën e Maqedonisë. Kjo do të thotë se ju duhet të silleni me ndershmëri, me përgjegjësi dhe me përgjegjshmërinë më të lartë. Pra ju duhet ti kryeni obligimet dhe detyrimet primare të cilat i keni, por mos harroni edhe të mbani raporte të mira, korrekte dhe njerëzore me qytetarët, sepse këta në fund të fundit janë burimi i legjitimitetit të pushtetit. Mos i injoroni njerëzit ashtu siq kanë vepruar para-ardhësit e juaj që u shkarkuan gjatë javës së shkuar, sepse në këtë jetë apo në shoqërite bashkëkohore gjithqka është e ndryshueshme dhe me këtë rrjedhimisht gjithqka realisht edhe ndryshon vetëm njerëzia dhe sjelljet humane nuk ndryshojnë kurrë. Nëse i zbatoni këto të fundit realisht ju do të mbeteni politikan edhe pas përfundimit të mandatit tuaj nëse jo atëher do të harroeni shum shpejtë ngjashëm siq u harruan tanimë ish kolegët tuaj para-ardhës Z.Kryeministra, Ministra dhe Z.v Ministra .