Azbi NUREDINI
Gjykuar sipas veprimeve të grupit politik në egzekutiv lirisht mund të konstatojmë se shqiptarët në Maqedoni e vuajnë mungesën e partisë politike nacionale dhe se ky “brend” është i lirë për veprim. Veprimet individuale dhe grupore të grupeve në egzekutiv që nga viti 2002 e deri më sot vërtetojnë faktin se në egzekutiv bënë pjesë një grupim politik shqiptar në koalicionim me parti politike nacionale maqedonase. Te ky konstatim qojnë faktet e pamohueshme të veprimit të institucioneve që nga formimi i secilës përbërje qeveritare të deritanishme që janë kryekëput të pandryshueshme në veprimet e tyre qeverisëse që prej viteve të 90-ta deri më sot. Me veprimet e tyre në rrafsh nacional lirisht konstatojmë se partitë politike maqedonase pa dallim të majta apo të djathta interesin nacional maqedonas e vënë mbi ate shtetëror duke margjinalizuar reprezentët shqiptar plotësisht duke krijuar kështu një sundim të padurueshëm dhe jo qeverisje demokratike. Me këtë qasje të qëllimshme persekutojnë gjithë shoqërinë shqiptare pa përjashtuar këtu as grupet politike që janë pjesë e egzekutivit të cilat mbeten të pafuqishme për të ndaluar këtë qasje anti shtetërore dhe anti shqiptare duke prodhuar kêshtu kriza institucionale të një pas njēshme . Grupimet politike shqiptare mashtrimin e fillojnë duke dalë në zgjedhje para shqiptarve me retorikë nacionale duke marë mandatin mbi këtë platformë ndërsa po sa bëhen pjesë e qeverisë shëndrohen në grupim politik të intereseve të piramidës partiake që aspak nuk mbron premtimet e dhëna mbi të cilat ka marë mandatin,atë që egzekutivi realizoi për shqiptarët që nga viti 2002-2016 është aq sipërfaqësore dhe e papërfillshme në jetën reale sa që sigurt çdo qeveri edhe pa prezencën e këtyre grupacioneve shqiptare do ta realizonte për qytetarët e shtetit si detyrim minimal kushtetues bile ndoshta pa këto pasoja aksidentale për qytetarët shqiptar që i vuajtëm me pjesmarjen e këtyre grupimeve shqipfolëse. Sipas H.Arend,çlirimi nga hallet e përditshme është “i domosdoshëm” për lirinë e “politikës”.Po këta njerëz a iu përgjegjën misionit të shenjtë, a zbatojnë të tilla rregulla për çlirimin e njerëzve nga hallet e përditshme,nga brenga për sigurinë e jetës, nga brenga për statusin e gjuhës,flamurit,shkollimit,zhvillimin ekonomik,për punësim të gjeneratave të reja që po i tret koha duke bredhur rrugëve të pa punë të pa perspektvë,sigurisht se JO.Përkundrazi këta halle të shqiptarve për këta grupime politike me decenie u bënë të huaja dhe jo preokupuese pavarësisht se populli për çdo ditë ngulfatet dhe po mbytet në të tilla telashe, dhe se këta janë aty pikërisht për shkakun e këtyre halleve për tu dhënë zgjedhjen atyre dhe për mundësimin e frymëmarrjes së lirshëm të popullit shqiptar në të gjitha poret e jetës. Mbetet e hapur dilema se a do të ndodh që subjektet e reja politike shqiptare që do të marin mandatin mbi një platformë politike me theks të premtimit për realizimin e barabarsisë nacionale në shtetin e quajtur Maqedoni a do të ndryshojnë veprimin e tyre gjatë praktikimit të mandatit në egzekutiv apo do të reprizojnë veprimet e paraardhësve. Koha për ndryshimin e formës së veprimit politik për nga gjitha aspektet nga forma e organizimit mënyra e paraqitjes para popullit forma e komunikimit me partitë maqedonase koha e koalicionimit dhe përzgjedhja e kuadrove . Nëse partitë politike nuk kanë guxim të bëjnë qasje të re për koalicionim parazgjedhor me partitë maqedonase por shkojnë me formën e deritanishme të koalicionimit pas zgjedhor,atëherë nuk duhet tu jepet perkrahje sepse ajo vërteton se as sot këta persona-subjekte nuk kanë guxim tua thonë qartë kërkesat e shqiptarve partnerit të koalicionit të ardhëshëm dhe tu qëndrojnë kërkesave të shqiptarve, kjo mënyrë e veprimit jo transparent është rrezik për shqiptarët . Vetëm guximit politik me transparenc maksimale për gjitha hapat politik duhet hapur dyerë.