Kryetari i Lëvizja BESA dhe një nga liderët e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, ka komentuar takimin e mbrëmshëm mes Ali Ahmeti dhe Fatmir Limani. Kasami tha se është e çuditshme ky takim, duke kujtuar deklaratat e mëparshme të Limanit, i cili sipas tij kishte akuzuar kreun e BDI-së se kishte tentuar t’ia vriste babain.
Sipas Kasamit, vetë Limani kishte deklaruar më herët se nuk do të ulej në një tavolinë me persona që i konsideronte përgjegjës për një gjë të tillë, ndërsa takimi i fundit, sipas tij, bie ndesh me ato qëndrime që ka pasur më parë.
Deklarata e Kasamit vjen pas takimit që zhvilluan Ahmeti dhe Limani, i cili ka nxitur reagime dhe komente në skenën politike shqiptare në Maqedoni.


