Shteti duhet fillimisht t’i ketë të hyrat e mjeteve ose, në variantin më të mirë dytësor, të jetë i sigurtë në dinamikën e mbledhjes së mjeteve, që të mund ta planifikojë shpenzimin. Kjo është njëra nga pyetjet escenciale që mediet duhet ta ofrojnë si përgjigje për publikun e tyre, gjegjësisht t’i pyesin organet kompetente dhe të marrin përgjigje për shikuesit, dëgjuesit dhe lexuesit e tyre.
Shkruan: Svetlana Veljanovska, doc.dr. e të drejtës ndërkombëtare
Аplikacioni që e publikoi ASHAM-i në ueb-faqen e saj ku nëpërmjet një numëruesi, në mënyrë ilustruese e paraqiste borxhin publik dhe rritjen e tij në kohë reale dhe pa marrë parasysh se u tërhoq për një kohë të shkurtër, inicoi një sërë debatesh rreth shpenzimit të parave të popullit, në mes tjerash edhe për atë se a janë dhe sa janë transparente organet kompetente në aspekt të shpenzimit të mjeteve buxhetore. Një pjesë e portaleve e transmetuan shqetësimin e Bankës botërore, e cila nëraportin e saj të fundit thotë se:
“Në aspekt të efikasitetit të shpenzimit të parave publike identifikohen humbje të konsiderueshme te subvencionet dhe shëndetësia.”
Për shëndetësinë dhe për gjendjen në këtë sektor informojnë se:
“Nëse merren të dhënat nga Enti shtetëror për statistikë sipas të cilave PBB-ja e Maqedonisë në vitin 2014 ishte 8,54 miliardë euro, atëherë del se borxhet e papaguara në shëndetësi janë о,6% e PBB-së, në fund të vitit 2014 kanë qenë 51,3 milionë euro.”
Ndërsa për bujqësinë, në raportin e njëjtë, të transmetuar nga një medie tjetër, thuhet se qeveria duhet të mendojë për zvogëlimin e sasisë dhe për përmirësimin e targetimit të subvencioneve në bujqësi.
“Qeveria e Maqedonisë udhëheq një politikë shumë dorëdhënëse për subvencionet bujqësore e cila përfshin 90% të buxhetit të përgjithshëm për bujqësinë, i cili prej 130 milionë eurosh në vitin 2013 u rrit në 150 milionë euro në vitin 2015. Subvencionet bujqësore për hektar janë mbi mesataren evropiane.”
Në kontekst të periudhës aktuale parazgjedhore, disa medie transmetojnë deklarata që kanë të bëjnë me dilemën se në çfarë mënyre ose, thënë më mirë, prej kujt do të kontrollohet shpenzimi i parave publike gjatë zgjedhjeve.
Poashtu, edhe Prokuroria speciale publike është temë mediatikе nga aspekti i shpenzimit të parave buxhetore. Kështu, për të mund të lexohet se:
“Sipas të dhënave që gjenden në llogarinë përfundimtare për vitin 2015, deri në fund të vitit 2015 janë shpenzuar 13.542.671 denarë ose 21,4% e mjeteve të miratuara, ndërsa deri në momentin e përgatitjes së këtij raporti, nga mjetet e miratuara për vitin 2016 janë shpenzuar 8.282.240 denarë.”
MARRJE E HUAVE PREJ DY MILIONË EUROSH NË DITË
Interesimin për shpenzimin e parave buxhetore disa portale e orientojnë edhe drejt një popullate specifike. Kështu, në “А1 on” mund të lexohet një artikull ku gryp i synuar për vendosjen e prioriteteve për të cilat do të shfrytëzoheshin mjetet publike, është popullata femërore. Pjesa më e madhe e tyre propozojnë që mjetet që shfrytëzohen për punësim dhe për zvogëlimin e varfërisë te gratë dhe të rinjtë, për projekte infrastrukturore e të ngjashme. Bie në sy aj se një pjesë e madhe e grave nuk interesohen për financat publike.
Një kontribut për shpenzimin e parave buxhetore të komunave ka bërë edhe portali “Е-magazin“. Sipas tij, pjesa më e madhe e parave të qytetarëve në komuna shpenzohen për rroga të të punësuarve dhe për shpenzime të rregullta për funksionimin e autoriteteve lokale – prej 80 për qind deri në 89 për qind. Realizimi i buxheteve kapitale është me përqindje shumë të vogël, më shpesh më pak se 30 për qind.
Tenë e observimeve gazetareske, më shpesh të martave, është marrja e huave që bëhet nga ana e Ministrisë për Financa, veçanërisht pasi në të u inkorporua edhe zëvendës-ministri teknik, kështu që këto informata u bënë më të qasshme për analizë. Sipas raportimeve të medieve, çdo të martë shteti merr hua dyfish më shumë se sa që duhet të kthejë. Ose prej një janarit merr hua prej dy milionë eurosh në ditë. Potencohet fakti se “që të funksionojë buheti duhet vazhdimisht të merret hua. Borxhi publik është 47 për qind e Prodhimit të brendshëm bruto (PBB) ose në para, 4,2 miliardë euro. Në vitin 2008 ishte 23 për qind e PBB-së ose 1,56 miliardë euro. Qeveria gjendet në një rreth magjik, ku në qoftë se nuk ka hua të reja, nuk do të ketë para as për gjërat më kryesore”.
Duke pasur parasysh faktin se qytetarët në zgjedhje vendosin se kujt do t’ia japin besimin që të menaxhojë me mjetet e mbledhura nga tatimet, tani për tani akoma mbetet qëndrimi se pjesa më e madhe e qytetarëve, së paku në dhjetë vitet e fundit, pajtohet me shpenzimet për ndërtimet, subvencionet, urat, përmendoret. Mirëpo siç janë duke shkuar punët, së shpejti ndoshta do të dëshmohet se është diskutabil legjitimiteti i zgjedhjeve në ciklet e kaluara. Atëherë në skenë do të duhet të paraqitet edhe përgjegjësia si mundësi e vetme e drejtë për shpenzimin e parave publike.
TË HYRAT E MJETEVE DHE DINAMIKA E SIGURTË
Меdiet janë vend ku plasohen informatat për funksionimin e institucioneve dhe prej tyre presim që në periudhën e ardhshme të jenë transparente dhe në mënyrë konsekuente, duke i respektuar të gjitha standardet e gazetarisë, të jenë në lartësi të detyrës së tyre: të jenë shërbim për informimin e qytetarëve, mirëpo edhe korrigjues të pushtetit në interes të publikut të gjithëmbarshëm. Ndërsa paratë publike janë ato që çdokush prej nesh i deponon në mënyrë të ndryshme në buxhetin e shtetit, kështu që është shumë legjitime që të presim të na jepet llogari për shpenzimin e tyre. Për shkak se të zgjedhurit e popullit janë në mesin e popullit vetëm atëherë kur duhet ta marrin votën e tyre, atëherë nuk duhet të çuditet askush që pritjet më të mëdha janë që nga mediet të kuptojmë se çka ndodh me paratë tona në ndërkohë – ndërmjet dy cikleve zgjedhore.
Nuk e di a keni dëgjuar për metodën e shpërndarjes së parave për buxhetin familjar, sipas të cilës të gjitha nevojat tona janë të ndara në gjashtë segmente më të rëndësishme: nevojat themelore të cilat do të duhej të ishin rreth 55 për qind e mjeteve me të cilat disponojmë; nga 10 për qind janë të dedikuara për arsim, zbavitje kursime dhe rezerva personale dhe 5 për qind për nevoja të tjera. Kjo metodë ka për qëllim t’i mësojë “kryefamiljarët e rinj” si ta fillojnë jetën, t’i çmojnë dhe t’i vlerësojnë paratë. Mirëpo, ajo që është më e rëndësishme, duhet të keni një shumë të caktuar të parave “tuaja”. Askund në atë metodë nuk thuhet se duhet të merrni hua një shumë të caktuar të cilën pastaj do ta shpërndani sipas përqindjeve të lartëpërmendura.
Shteti, poashtu, duhet fillimisht t’i ketë të hyrat e mjeteve ose, në variantin më të mirë dytësor, të jetë i sigurtë në dinamikën e mbledhjes së mjeteve, që të mund ta planifikojë shpenzimin. Kjo është njëra nga pyetjet escenciale që mediet duhet ta ofrojnë si përgjigje për publikun e tyre, gjegjësisht t’i pyesin organet kompetente dhe të marrin përgjigje për shikuesit, dëgjuesit dhe lexuesit e tyre.
Nëse ka përpjekje që të shmanget e vërteta, ato kanë të drejtë t’i përkujtojnë se, në fakt, edhe ato sikurse edhe institucionet ekzistojnë për shkak të qytetarëve, e jo e kundërta, qytetarët për shkak të pushtetit dhe mediet.