Sonte, në emër të Qeverisë, kryeministri Hristijan Mickoski, organuzoi iftar, për siç deklaroi ai “një moment bashkimi, respekti dhe lidhjeje shpirtërore, raporton SHENJA.
“Në frymën e këtyre vlerave, e kaluam mbrëmjen në një atmosferë të ngrohtë, duke biseduar, duke ndërtuar miqësi dhe duke konfirmuar se respekti dhe bashkëjetesa janë themeli i shoqërisë sonë. Takime të tilla na kujtojnë se diversiteti është forca jonë, dhe mbështetja e ndërsjellë është rruga drejt një komuniteti më të fortë dhe më të bashkuar. Të gjithë besimtarëve që festojnë muajin e agjërimit, ju uroj paqe, shëndet dhe ditë të bekuara”, shkroi kryeministri në Facebook.
Në iftar morën pjesë krerët e Bashkësive fetare në Maqedoni, presidentja Gordana Siljanovska Davkova, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ministrat e Qeveris, si dhe figura të tjera të jetës publike.
“I nderuar të marr pjesë në iftarin e organizuar nga Kryeministri Hristijan Mickoski. Me këtë rast, riafirmuam vlerat e përbashkëta të shoqërisë, ndërsa falënderova për pritjen dhe respektin”, shkroi Gashi në Facebook.


