Kryetari i Lëvizjes Populli, njëherazi edhe deputet në Kuvendin e RMV-së, Skender Rexhepi – Zejdi, ka reaguar pas rrëzimit të iniciativave nga Gjykata Kushtetuese në lidhje me sistemin “Safe City”. Rexhepi ka thënë se ky institucion e ka braktisur rolin e saj mbrojtës ndaj Kushtetutës.
Reagimi i plotë i Skender Rexhepi – Zejdit:
Kur Gjykata Kushtetuese braktis rolin e saj për të mbrojtur Kushtetutën dhe hyn në fushën e politikës, madje politikës me ngjyrë nacionaliste dhe antishqiptare, atëherë shteti pushon së qenë shtet i së drejtës.
Në vend që të japë argumente juridike, kryetari i këtij institucioni shkel Kushtetutën dhe abuzon me të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe si gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.
Problemi është se kur drejtësia kushtetuese bie në nivelin e cinizmit politik, shteti bie në nivelin e padrejtësisë institucionale.
Historia na ka mësuar se vendimet e padrejta mund të zgjasin pak, por pasojat e tyre zgjasin shumë më gjatë.
PS
Përmendja e kalit si “mjet udhëtimi” nuk ishte këshillë ironike nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese, më shumë ishte reflektim i mentalitetit mesjetar i këtij institucioni.


