Partia opozitare maqedonase LSDM, në një kumtesë për media thotë se “disa ditë më parë, në Kuvendin e Maqedonisë, kur u pyet nga kryetari i LSDM-së, Filipce, për lidhjen e tij me Dushan Adamoviq-in, kryeministri Hristijan Mickoski ai tha se pas qëndronte pas emërimit të tij si konsull në Serbi, qëndron ambasadori i RMV-së”.
Nga LSDM thonë se Mickoski gënjeu.
“Me ligj, vendimi për emërimin e një konsulli nderi merret nga Qeveria, në seancë. Mickoski qëndron pas emërimit të Adamoviqit. Një foto e përbashkët e Hristijan Mickoskit, Dushan Adamoviqit dhe kryetarit të SNS-së, partisë simotër të VMRO-së, Milosh Vuçeviç në Ohër tregon se ekziston edhe një lidhje e ndryshme dhe marrëdhënie më të ngushta midis tyre”.
Adamoviq është miku dhe partneri i tij në biznes! Një njeri me të kaluar kriminale. Një zyrtar i lartë i SNS-së, partisë simotër të VMRO-së, i cili ishte i përfshirë në skandalin e drogës me 5 ton drogë të sekuestruar bazuar në informacione nga DEA në Serbinë fqinje”.
“Gjithçka është gënjeshtër. Qytetarët tashmë po shohin se fjalët e Mickoskit nuk kanë asgjë. Ata me të drejtë po pyesin: Çfarë po fsheh saktësisht Mickoski nga publiku? Pse Mickoski emëroi Dushan Adamoviq si konsull nderi? Cilat janë marrëdhëniet e tyre biznesore? A kanë ndonjë lidhje me energjinë elektrike? LSDM do të vazhdojë t’i ngrejë këto pyetje derisa publiku të mësojë të gjithë të vërtetën”, thonë nga LSDM.


