Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erin Veliaj nuk do të jetë i pranishëm në seancën e parë në themel në GJKKO. Avokatja e caktuar kryesisht, Valentina Teodoresku ka deklaruar se nuk është bërë seanca paraprake, ndërsa ka kërkuar që t’i vihen në dispozicion materialet Veliajt.
I mbrojturi prej meje te njihet me materialet e çështjes. Une kam patur dy here kontakte me te mbrojturin prej meje. Heren e dyte ishte me serum. Ti jepen 65 mije faqet. Heren tjeter qendruam vetem nje ore ne bisede per çështjen”, ka thënë ajo.
Ndërkohë e pranishëm nuk do të jetë edhe Ajola Xoxa, për shkak të shtatzënisë. Avokati Maks Haxhia ka theksuar se mjekët i kanë rekomanduar të mos lëvizë.


