Me krenari mund të konfirmoj se i kemi përfunduar të gjitha procedurat administrative dhe se është fituar leja e ndërtimit për kampusit të ri të Universitetit “Nënë Tereza”, bëri të ditur kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti. Mexhiti thotë se me një investim prej 42 milionë eurosh, kampusi do të ofrojë objekte mësimore moderne, amfiteatro bashkëkohore, salla sportive dhe pishinë për studentët.
“Ka momente historike që nuk maten me fjalë, por me themele. Momente kur një gur i vendosur sot, bëhet simbol i një epoke të re nesër. Vendosja e gurthemelit për kampusin e ri të Universitetit “Nënë Tereza” është pikërisht një moment i tillë, një akt vizioni, një deklaratë zhvillimi, një kapitull i ri për arsimin shqip. Ky është investim që ndryshon trajektoren e së ardhmes. Është projekt që forcon identitetin akademik, ngrit standardet dhe e vendos dijen shqiptare aty ku e ka vendin, në infrastrukturë moderne, në kushte dinjitoze, në horizonte evropiane. Me 42 milionë euro investim, po ndërtohet një kompleks universitar modern që do të transformojë hapësirën akademike shqiptare. Amfiteatro bashkëkohore, objekte mësimore me standarde të larta, salla sportive dhe pishinë për studentët, një ekosistem i plotë ku zhvillohet mendimi kritik, profesionalizmi dhe kultura. Ky kampus është arkitektura e së ardhmes sonë kolektive. Është besim në rininë tonë. Është vendim për ta fuqizuar arsimin në gjuhën shqipe me përgjegjësi dhe cilësi. Shkupi po konsolidohet si qendër universitare dhe akademike për shqiptarët. Energjia intelektuale po merr hapësirën që i takon. Vizioni po shndërrohet në strukturë, në institucion. Ne ndërtojmë me bindje. Ne veprojmë me përgjegjësi. Ne lëmë gjurmë që mbeten”, ka shkruar Mexhiti.
Data 04.03.2026
Aktuale
- (VIDEO) Kryetari i Dijanetit turk në Shkup, Xhamia e Madhe simbol i bashkëpunimit RMV-Turqi
- GJKKO shpall vendimin për të pandehurit e dosjes së “Sterilizimit”! Ja sa vite burg dënohen ish zyrtarët
- (VIDEO) Mexhiti: Brenda 7-10 ditëve VLEN do të jetë një parti
- (VIDEO) Parregullsi të shumta në Ministrinë për Marrëdhënie mes Bashkësive
- Mexhiti: Kemi përfunduar të gjitha procedurat dhe është fituar leja e ndërtimit për kampusin e ri të UNT-së
- Mickoski: Së shpejti në Shkup takimi i parë me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan
- “Balluku mund të përballet me pasoja të rënda ligjore”- Gazetari: E para ministre grua që do përfundojë në burg
- “Populli ushtar”, si e mbushi Kina Shqipërinë komuniste me tanke, avionë e bunkerë


