Pas shtatë vjetëve të kaluara në UNIBanka AD Shkup, në pozitën e Kryetares së Bordit Drejtues, znj. Milka Todorova karrierën e saj profesionale e vazhdon me sfida të reja.
Funksionin e Kryetares së Bordit Drejtues do ta ushtrojë deri më 31.05.2026.
“Periudha e kaluar në UNIBanka AD Shkup përbën një pjesë të rëndësishme dhe jashtëzakonisht të vlefshme të karrierës sime profesionale. Së bashku me ekipin e profesionistëve bankarë të nivelit të lartë, kemi tejkaluar sfida të shumta, duke kontribuar në rezultate të jashtëzakonshme në punë. Sot, UNIBanka AD Shkup njihet si e qëndrueshme, inovative dhe moderne, me fokus të fortë në transformimin digjital, sigurinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm shoqëror. Besoj se ekipi do të vazhdojë me të njëjtin energji, vizion dhe përkushtim në realizimin e strategjisë së nisur, duke e udhëhequr Bankën drejt sukseseve të reja dhe arritjeve edhe më të mëdha.” – deklaroi znj. Milka Todorova.
“Znj. Milka Todorova ka marrë pjesë në krijimin e strategjive që rezultuan me rritje dhe diferencim të qartë të Bankës në treg. Kontribuoi ndjeshëm në rritjen dhe zhvillimin e UNIBanka AD Shkup, duke forcuar reputacionin e Bankës dhe duke ruajtur një nivel të pranueshëm rreziku. Gjatë mandatit të saj, kapitali dhe fitimi janë dyfishuar, duke ruajtur kështu stabilitetin financiar të Bankës.
Jemi mirënjohës për angazhimin dhe udhëheqjen e saj profesionale. Në periudhën në vijim, publiku do të informohet në kohë për emërimin e Kryetarit të ri të Bordit Drejtues.” – deklaruan nga UNIBanka AD Shkup.
UNIBanka AD Shkup për disa vite radhazi arrin rezultate të jashtëzakonshme. Vitin e kaluar realizoi një fitim prej 8 milionë eurosh, duke shënuar njëkohësisht rritje në të gjitha segmentet e veprimtarisë bankare. Këto rezultate konfirmojnë strategjinë e qëndrueshme, menaxhimin efikas dhe forcimin e vazhdueshëm të pozitës së Bankës.


