Azir Aliu
Padrejtësia më e rëndë në shëndetësi nuk shprehetgjithmonë përmes mungesës së diçkaje. Ndonjëherëajo qëndron në faktin që diçka është e paparashikueshme. I njëjti pacient, e njëjta diagnozë, por një rrugëtim i ndryshëm brenda spitalit, hapa tëndryshëm, vendime të ndryshme, rreziqe tëndryshme. Kjo mund të ndodhë dhe ndodh jo sepsemjekësia është e pasigurt apo arbitrare, por sepsesistemi, ndër vite, nuk ka ndërtuar rend. Dhe kurrendi nuk është i dakorduar dhe funksional, ai zëvendësohet nga zakoni. Kur zakoni ndryshon nganjë repart në tjetrin, variacioni në proceset dheprocedurat shëndetësore shndërrohet në rrezik. Prandaj hap temën e diçkaje që nuk ështëspektakolare, por është thelbësore – procedurat e standardizuara spitalore si bazë e cilësisë dhe sigurisënë shëndetësi.
Në deklaratat e mia publike shpesh e përsëris se vizioni ynë është “shëndetësi aktive”, pra një sistemqë planifikon paraprakisht, zgjidh problemet dhe mat rezultatet. Nuk bëhet fjalë për slogan marketingu, përkundrazi, bëhet fjalë për një metodë puneinstitucionale. Kur duhet ta zbatojmë këtë nëfunksionimin e spitaleve, metoda kërkon ndërtimin e një sistemi kombëtar standardesh që do të rrisësigurinë dhe cilësinë e shërbimeve shëndetësore, do të stabilizojë vazhdimësinë e kujdesit dhe do tëreduktojë variacionet e panevojshme. Ideja bazëështë krijimi i një infrastrukture profesionale që do tëmbrojë mjekët dhe pacientët nga kaosi që mund tëshkaktohet nga interpretimi dhe zbatimi i ndryshëm iproceseve në momente kritike.
Evropa i ka nisur prej kohësh këto procese me seriozitet institucional, duke i trajtuar gabimet siçështje sistemike dhe jo si dobësi karakteri tëindividëve. Këshilli i Bashkimit Evropian që në vitin2009 theksoi se siguria e dobët e pacientëve ështënjëkohësisht problem i shëndetit publik dhe barrëekonomike, si dhe se shumë ngjarje të padëshiruaramund të parandalohen nëse adresohen në mënyrësistemike. Thelbi është në vullnetin politik që, nëvend të kërkimit të fajtorëve, të ndërtohet një sistemqë nuk lejon përsëritjen e gabimeve dhe rreziqeve qëburojnë prej tyre. Pjekuria në shëndetësi matet me aftësinë për ta shndërruar përvojën në rregull, dherregullin në zakon institucional e profesional.
Edhe ne nuk fillojmë nga zero. Në sistemetshëndetësore evropiane, procedurat e standardizuaraspitalore zhvillohen përmes qasjeve si Lean Healthcare dhe Clinical Pathways, modele që përmesstandardizimit të kujdesit dhe racionalizimit tëhapave reduktojnë barrën mbi ekipet mjekësore dhepacientët. Clinical Pathways synojnë të standardizojnë proceset e kujdesit në një mjedis tëcaktuar spitalor, duke i shndërruar udhëzimet në hapapraktikë dhe të strukturuar – kush, kur, si dhe me çfarë verifikimi vepron. Lean, në formën e tij më tëmirë, nuk është kursim në kurriz të pacientit, por disiplinë që fokuson energjinë e ekipeve në atë qëkrijon vlerë dhe eliminon pengesat që ngadalësojnëofrimin e shërbimit shëndetësor. Dokumentet e NHS tregojnë se qasjet Lean mund të përmirësojnë cilësinëdhe sigurinë, të shkurtojnë kohën dhe të rrisinefikasitetin.
Një nga shembujt më interesantë është modeli danezi “paketave” të trajtimit për pacientët onkologjikë, kuhapat planifikohen si ngjarje të paracaktuara në kohëdhe përmbajtje, me synim reduktimin e kaosit dhepritjeve të panevojshme nga simptomat e para deri tediagnoza dhe trajtimi. Qëllimi nuk është ta bëjmëshëndetësinë mekanike, por të eliminojmë pasiguritëe panevojshme. Për pacientin, pasiguria përjetohet sisimptomë e dytë, ndërsa për sistemin ajo është shenjëe proceseve të paqëndrueshme.
Në praktikë kjo nënkupton krijimin e një kornizekombëtare ku proceset spitalore standardizohen, variacionet reduktohen, siguria rritet, burimetpërdoren më me racionalitet dhe besimi i qytetarëveforcohet sepse sistemi bëhet i qasshëm.
Efektet e pritshme përfshijnë procese tëstandardizuara, siguri më të lartë të pacientëve, mëpak gabime mjekësore, menaxhim më të mirë tëburimeve infrastrukturore dhe njerëzore, si dhekënaqësi më të madhe të pacientëve. Bëhet fjalë përrezultate të matshme – thelbi i konceptit tëshëndetësisë aktive: të masim, të mësojmë dhe tëpërmirësojmë.
Ky proces kërkon bashkë-krijim, ekipe që e kuptojnërealitetin klinik dhe që mund ta transformojnë atë nëprocedura funksionale. Ai duhet të udhëhiqet ngaprofesionalizmi, konsensusi dhe disiplina, me transparencë dhe përsëritshmëri.
Qasja ka një dimension inxhinierik – stabiliteti isistemit duhet të vijë nga arkitektura, jo nga urdhrat. Procedurat e standardizuara do të integrohen nëpërditshmërinë spitalore: pranimi, triage, listatoperative, kontrollet e sigurisë, menaxhimi iinfeksioneve, letrat e daljes, transferet ndërmjetreparteve. Kjo do të thotë lista kontrolli aty ku faktorinjerëzor është nën stres dhe role të qarta aty kusekondat vendosin rezultatin. Kështu reduktohen“pikat e verbëra” ku askush nuk është formalishtpërgjegjës.
Agenda evropiane për sigurinë e pacientëve theksonvazhdimisht se siguria nuk është virtyt individual, por një veti sistemike, rezultat i proceseve dhestrukturave që e bëjnë shëndetësinë më të sigurt. Kjologjikë është thelbësore edhe për ne, ne nuk presimheroizëm si standard, por vendosim standarde që tëmos varemi nga heroizmi. Shëndetësia duhet tëfunksionojë edhe kur është e vështirë, edhe kur ka ngarkesë, edhe gjatë turneve të natës. Pikërisht nëkëto situata procedurat e standardizuara spitalorejanë më të nevojshme si mbështetje sistemike.
Në publik kam thënë në disa raste se “po kalojmënga kaosi në sistem, nga improvizimi në digjitalizim, nga ngecja në përgjegjësi”, dhe se koha e shtyrjeveka përfunduar. Është më e lehtë të thuash këto fjalikur flitet për projekte të mëdha dhe investimekapitale. Por pesha reale e reformës matet nëpërditshmërinë spitalore. Pikërisht aty, në “gjërat e vogla”, shihet nëse sistemi shëndetësor menaxhonproceset apo mbështetet në zakone.
Procedurat e standardizuara spitalore nuk i trajtoj sinjë projekt teknik, por si një detyrim thelbësorshtetëror në shëndetësi për të siguruar një pikënisje tëbarabartë, qasje dhe siguri që nuk varen nga rastësiaapo nga praktikat lokale të vendosura. Ky do të jetënjë tranzicion nga një shëndetësi që mbijeton falëpërpjekjeve individuale drejt një shëndetësie qëfunksionon mbi bazën e rregullave.


