Statistikat shtetërore konfirmuan rritje të madhe të mallrave të transportuara në trafikun e mallrave, që është një nxitje e fortë për ekonominë dhe për vende të reja pune, deklaroi sot zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski.
“Sasia totale e mallrave të transportuara në transportin rrugor të mallrave në tremujorin e katërt të vitit 2025 është rritur për 66,7 për qind krahasuar me periudhën e njejtë të vitit 2024″, tregojnë të dhënat nga Enti Shtetëror i Statistikave.
Statistikat shtetërore regjistruan gjithashtu një rritje të transportit të mallrave nëpërmjet transportit ajror, për 23,7 për qind në tremujorin e katërt të vitit 2025 krahasuar me periudhën e njejtë të vitit 2024. Ulja e vetme në transportin hekurudhor është regjistruar për 13,4 për qind, dhe kjo për shkak të projekteve të iniciuara infrastrukturore të rrjetit hekurudhor përgjatë Korridorit 10”, theksoi Nikolloski.
Në të njëjtën periudhë kontabilist, shtoi ai, në transportin e udhëtarëve u transportuan gjithsej 925 mijë udhëtarë, nd[rsa në transportin ajror u regjistruan 889,153 udhëtarë, gjë që tregon rritje të shtuar si rezultat i politikave të mbështetjes financiare të zbatuara nga Ministria e Transportit për futjen e linjave të reja ajrore.
“Shumica e udhëtarëve në sektorin e transportit ajror u transportuan nëpërmjet linjave ajrore të rregullta, dhe rritje u vu re edhe në fluturimet çarter. E vetmja rënie në tremujorin e katërt të vitit 2025 ishte në transportin hekurudhor të udhëtarëve, dhe sipas statistikave, u transportuan 34 mijë udhëtarë”, theksoi zëvendëskryeministri Nikolloski.


