Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai, duke komentuar ngjarjet e djeshme në ndeshjen Vardar-Bashkimi, ku shqiptarët u fyen gjatë tërë ndeshjes, ka deklaruar se, koret fyese dhe gjuha e urrejtjes janë absolutisht të papranueshme
“Ngjarjet në ndeshjen Vardar – Bashkimi dëshmuan edhe një herë se sporti në vendin tonë vazhdon të përballet me sjellje që nuk kanë asgjë të përbashkët me frymën e sportit, fair play-in dhe respektin e ndërsjellë.
Koret fyese dhe gjuha e urrejtjes janë absolutisht të papranueshme. Dënoj ashpër shfaqjet e tilla dhe refuzoj çdo përpjekje për t’i minimizuar apo justifikuar ato.
Presim nga Federata e Futbollit dhe organet kompetente të reagojnë me profesionalizëm dhe vendosmëri, deri te sanksionet e nevojshme ndaj përgjegjësve individualë dhe klubit të tyre, që situata të tilla të mos përsëriten më kurrë.
Njëkohësisht, shpreh respektin tim për futbollistët dhe stafin e Bashkimit për profesionalizmin, qetësinë dhe maturinë e treguar. Kjo qasje meriton admirim dhe është shembull se si duhet të sillet sporti ynë”, ka shkruar Fetai.
Data 22.02.2026
Aktuale
- Faton Ahmeti: Asnjë reagim për thirjet raciste ndaj shqiptarëve, a do të kaloj edhe kjo në heshtje?!
- Zv/kryeministri Fetai për fyerjet ndaj shqiptarëve në ndeshjen Vardar-Bashkimi: Sjellje të parpanueshme!
- (VIDEO) Gjeorgjievski: Do të realizojmë projektet që ua premtuam qytetarëve
- Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren! KE i kërkoi Kuvendit të shqyrtojë pa vonesë kërkesën e SPAK
- ASH: Dhuna në ndeshjen Vardar – Bashkimi alarm për shtetin, nevojitet përgjegjësi konkrete
- U vra kur shkeli i armatosur në Mar-a-Lago, identifikohet 21-vjeçari amerikan! Kohët e fundit ishte raportuar i zhdukur (EMRI)
- Matura, ndryshime për shkollat profesionale
- BDI: Asnjë fjalë shqip në 100-ditëshin e Gjeorgjievskit


