Policia e Kosovës ka njoftuar se janë intervistuar katër persona, nën dyshimin për keqpërdorime të detyrës zyrtare nga disa zyrtarë në qendrën e paraburgimit.
Sipas policisë, dyshohet se u është mundësuar qasje e telefonit celular disa të burgosurve.
Rasti është në procedurë hetimore.
“Qendra e Paraburgimit, Hajvali 18.02.2026 – 0:00-14:00. Nën dyshim për keqpërdorime të detyrës zyrtare nga disa zyrtarë në qendrën e paraburgimit ku dyshohet se u është mundësuar qasje e telefonit celular disa të burgosurve, janë intervistuar katër dëshmitarë meshkuj kosovarë. Është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.


