Kandidati për Prokuror të Shtetit, Vladimir Pançevski, i cili dje nuk mori mendim pozitiv nga Këshilli i Prokurorëve Publikë, njoftoi në profilin e tij në Facebook se po dorëzon kallëzim penal kundër Bashkim Besimit, kryetar i Këshillit të Prokurorëve Publikë, dhe kundër të gjithë 9 anëtarëve të tjerë të Këshillit.
Akuzat janë për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” nga neni 353 paragrafi 1, lidhur me nenin 22 të Kodit Penal.
Anëtarët e Këshillit janë:
Bashkim Besimi nga Tetova, kryetar i Këshillit të Prokurorëve Publikë
Marjana Ilieska nga Prilepi, zëvendëskryetare e Këshillit
Jelena Dogazanska Koleva nga Shkupi, anëtare e Këshillit
Zorica Pavlloviq nga Shkupi, anëtare e Këshillit
Ermon Neziri, anëtar i Këshillit
Keti Petkova, anëtare e Këshillit
Svetlana Stojkoviq, anëtare e Këshillit
Dushica Dimitrieska, anëtare e Këshillit
Ardian Demiri, anëtar i Këshillit
Fatih Aliu, anëtar i Këshillit


