Gjykata Kushtetuese ka vendosur që të rihapë çështjen ndaj Arben Frrokut, të dënuar me burg përjetë për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj në vitin 2013.
Vendimi është marrë më datë 17 shkurt dhe urdhëron rihapjen e çështjes në GJK, duke shfuqizuar vendimin e mëparshëm të vitit 2018 të së njëjtës gjykatë.
Ky zhvillim vjen pas vendimit të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, e cila vendosi që të rihapet dosja e Frrokut.
Arben Frroku u dënua përjetë nga Apeli i Krimeve të Rënda për vrasjen e komisarit Lamaj, por ai ndodhet në burg në Holandë, shtet i cili ka refuzuar ekstradimin e tij.
Frroku iu drejtua Gjykatës së Strasburgut pasi ankimi i tij iu rrëzua edhe në Gjykatën e Lartë më 8 qershor 2017, si edhe në Gjykatën Kushtetuese më 24 prill 2018, duke lënë në fuqi dënimin me burg përjetë.


