Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka çuar për gjykim shtetasit Gazmend Peposhi dhe Kalosh Peposhi, të akuzuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim.
Për Kalosh Peposhin, gjykata vendosi dënimin me 1 vit, 7 muaj e 15 ditë burgim, i cili pas uljes me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar, u reduktua në 1 vit e 1 muaj burgim.
Duke qenë se koha e qëndrimit në paraburgim rezultoi më e gjatë se masa e dënimit, gjykata urdhëroi lirimin e menjëhershëm të tij, nëse nuk mbahet për ndonjë shkak tjetër. Po ashtu, ndaj tij u hoq masa e sigurimit “arrest në burg”.
Ndërsa për Gazmend Peposhin, gjykata caktoi dënimin me 1 vit e 9 muaj burgim, i cili pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar u ul në 1 vit e 2 muaj burgim. Ai do ta vuajë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme, duke filluar nga dita e ekzekutimit të vendimit.


