Në një reagim publik, Mesut Bajrami ka folur për rezultatin e zgjedhjeve në Kumanovë, duke theksuar se lista e pavarur “Për Shqiptarët e Kumanovës” ka arritur një sukses historik me rreth 1 500 vota.
Sipas tij, pas dështimit të partisë së vulave, Alternativa, lista që ai përfaqëson është dëmtuar rëndë nga komisionerë partiakë, duke pretenduar se rreth 500 vota janë devijuar me qëllim që të mos sigurojnë përfaqësim në këshill.
Bajrami gjithashtu ka akuzuar për, siç u shpreh ai, vazhdimin e sulmeve përmes “aparaturës shtetërore” që kundërshtarët politikë kanë në dorë. Megjithatë, ai theksoi se këto veprime nuk do ta ndalin angazhimin e tyre politik.
“Çdo sulm ndaj nesh na bën më të fortë”, ka deklaruar Bajrami, duke paralajmëruar se do të vazhdojnë aktivitetin e tyre me edhe më shumë vendosmëri.
https://www.facebook.com/share/p/1HfkvwZfxR/?mibextid=wwXIfr


