Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar ndaj mosrespektimit të gjuhës shqipe nga një ndërmarrje publike në Komunën e Strugës.
“Skandal në Strugë! Skandale në mbarë Maqedoninë e Veriut.
Edhe pse ekziston ligji që qartë garanton përdorimin e gjuhës shqipe, një ndërmarrje publike në Komunën e Strugës i kërkon një këshilltareje që kërkesën ta dorëzojë në maqedonisht, me arsyetimin “që ta kuptojnë saktë dhe drejt”.
Shqipja nuk është përkthim, është gjuhë zyrtare.
P.S. Nuk mu besua kur e lexova shkresën e mëposhtme!”, ka shkruar Ademi.


