Gjykata e Tiranës ka vendosur sot lirimin nga paraburgimi të shtatë të miturve të arrestuar gjatë protestës së 10 shkurtit, të organizuar nga opozita përpara Kryeministrisë dhe Parlamentit.
Pas një seance me dyer të mbyllura, që ka zgjatur disa orë, gjyqtari Gentjan Jahjolli vendosi masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” për të dyshuarit.
Sipas vendimit të gjykatës, pasi u dëgjuan palët në proces, përfaqësuesit e prokurorisë dhe avokatët mbrojtës, u vendos që të miturit të paraqiten në organin e akuzës një herë në muaj.
Të akuzuarit janë:
-Rei Bogdani
-Sindrit Peka
-Joel Korbi
-Kreshnik Kastrati
-Zeni Guraj
-Daniel Zeka
-Oresti Halilaj
Të pranishëm gjatë seancës ishin edhe deputetë të opozitës, mes tyre Sekretari i Përgjithshëm i Partia Demokratike e Shqipërisë, Flamur Noka.
Përfaqësuesit e opozitës i cilësuan të paligjshme arrestimet e kryera nga Policia e Shtetit, duke akuzuar uniformat blu për ushtrim dhune ndaj të miturve gjatë protestës.


