Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) thotë ka mbështetur autoritetet shqiptare në zbulimin dhe ndalimin e një rasti të dyshuar të eksportit të paligjshëm të mbetjeve industriale të rrezikshme të kompanisë Kurum nga Porti i Durrësit drejt Tajlanda.
Në një njoftim zyrtar thuhet se hetimi nisi në vitin 2024, pasi OLAF informoi autoritetet doganore shqiptare për një ngarkesë që dyshohej se përmbante sasi të konsiderueshme mbetjesh të rrezikshme të deklaruara gabimisht si oksid hekuri.
Dokumentacioni i eksportit e përshkruante ngarkesën si material industrial të zakonshëm, por analizat laboratorike zbuluan se bëhej fjalë për një nënprodukt toksik të prodhimit të çelikut, që klasifikohet si mbetje e rrezikshme për shkak të përmbajtjes së lartë të metaleve të rënda.
OLAF gjithashtu thekson se në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor ka ndihmuar në koordinimin e veprimeve operacionale që çuan në ndalimin e ngarkesës dhe parandalimin e asgjësimit të saj të paligjshëm jashtë vendit.
Institucioni evropian organizoi dhe mori pjesë në disa takime operacionale me autoritetet doganore dhe me Prokuroria e Durrësit, duke lehtësuar shkëmbimin e informacionit që rezultoi vendimtar për avancimin e çështjes.
vijon


