Një tentativë grabitjeje me armë zjarri është regjistruar sot në një bankë të nivelit të dytë në zonën e ish-parkut të autobusëve në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në filialin e “Fibank”, ku autori ka qëlluar një herë me armë, pasi në vendngjarje është gjetur një gëzhojë.
Sipas raportimeve nga gazetarja Xhensila Kodra, autori nuk ka arritur të marrë asnjë shumë parash, pasi është neutralizuar nga efektivët e Komisariatit nr. 2.
Kodra raporton se autori, i identifikuar si Bardhyl Fusha, është arrestuar, ndërsa forca të shumta policore ndodhen në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.


