Prokurori Publik, Gavril Bubevski, përgënjeshtron ashpër shpifjet e paraqitura nga ish-prokurorja Lejla Kadriu në një intervistë në TV Alfa më datë 07.02.2026. Ai paralajmëron padi civile për shpifje nëse nuk merr kërkimfalje brenda afatit ligjor, duke theksuar se të gjitha pretendimet për veprimet e tij janë të pavërteta.
Deklarata e plotë e Bubevskit:
”Pretendimet që lidhen me veprimet e mia dhe punën e ish-Prokurorisë Speciale janë të pavërteta dhe janë krijuar me qëllim që të dëmtojnë integritetin tim personal dhe profesional. Për këtë arsye, fill pas emisionit, kam iniciuar procedurën për të kërkuar falje publike prej saj për gënjeshtrat e thëna. Nëse nuk marr kërkimfalje brenda afatit ligjor, do të ngre padi civile për shpifje dhe në gjykatë do të vërtetohet se gjithçka që u tha në emisionin e përmendur është një gënjeshtër absolute.
Edhe pse mendova se shpifjet e tilla nuk meritojnë vëmendje publike, e kuptoj se shoqëria jonë mbase nuk është mjaftueshëm rezistente ndaj gënjeshtrave.
E vërteta është se unë kurrë në jetën time nuk kam pasur 4 telefona celularë. Gjatë kohës që isha prokuror publik në PSP, kam pasur vetëm një numër telefoni të cilin e kam përdorur gjatë gjithë kohës sa isha në atë prokurori. Pas kthimit në Prokurorinë Themelore Publike të Shkupit, po ashtu përdor vetëm një telefon. Numrin tim të vetëm celular, që aktualisht është privat, e dinë të gjithë gazetarët dhe shumë qytetarë, sepse besoj vërtet në parimin e transparencës. Në atë telefon kam qenë dhe mbetem gjithmonë i hapur dhe i disponueshëm për të gjitha pyetjet.”


