Prokuroria Themelore Publike ka njoftuar se deri tani janë sekuestruar 40 tonë marihuanë nga disa subjekte juridike në territorin e shtetit dhe se pas sqarimit të plotë të rrethanave thonë se do ta informojnë opinionin. Prokuroria bënë me dije se janë në komunikim me Prokurorinë e Serbisë, për të vërtetuar origjinën e marihuanës së sekuestruar në Serbi. Ndërsa, shtoi se po ndërmarrin edhe veprime të tjera si dhe marrje në pyetje të dëshmitarëve.
Prokuroria Themelore Publike
“Në drejtim të verifikimit të plotë të fakteve dhe rrethanave, prokurori i lëndës nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është në komunikim me Prokurorinë për Krimin e Organizuar të Republikës së Serbisë, me qëllim shkëmbimin e informacioneve me rëndësi për procedurën që do të ndihmojë në vërtetimin lidhjes eventuale në dy rastet dhe origjinën e marihuanës”.
Kurse LSDM duke cituar mediat serbe thotë se Prokuroritë e Maqedonisë dhe Serbisë kanë marrë informacione nga Agjencia Amerikane për luftë kundër drogës, për 5 tonët drogë.
Aleksandar Sasha Dimitrijeviq, sekretar gjeneral i LSDM-së
“Për shkak të bashkëpunimit ndërkombëtarë, kryeministri Mickoski tashmë një javë nuk ka përgjigje kyçe: si 5 tonët marihuanë kanë arritur që ta kalojnë kufirin, të dalin nga Maqedonia dhe të hyjnë në Serbi? Kjo heshtje nuk është e rastësishme, por është indikator se ka diçka të vërtetë”.
Sipas VMRO-DPMNE-së, hetim i plotë do të ishte vetëm nëse Prokuroria heton edhe përfshirjen e Zaevit dhe Filipçes të drogës së sekuestruar në Serbi.
Brane Petrushevski, deputet i VMRO-DPMNE-së
“Për lidhjen e Zaevit dhe Filipçes, për fillim, ata vetë le të japin përgjigje në opinion. Te kush ka lajmëruar Zaev gjatë sekuestrimit të 5 tonëve drogë në Serbi, pse Zaev me shpejtësi ëshët drejtuar kah jugu. Rasti do të kompletohet vetëm atëherë kur prokuroria do të hetoj të gjitha aspektet, në mesin e të cilave edhe përfshirjen e Zaevit dhe Filipçes”.
Në vendin tonë ka nisur një aksion i organeve kompetente për kontroll të subjekteve juridike që merren me prodhimin e kanabisit për qëllime mjekësore.
Emine Ismaili /SHENJA/


