Një tërmet me magnitudë 3.2 ballë ka goditur Kosovën mbrëmjen e së dielës, rreth orës 23:09 sipas kohës lokale.
Sipas të dhënave sizmologjike të EMSC, epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 15 kilometra në jugperëndim të Prizrenit, ndërsa thellësia e tij ka qenë 5 kilometra, çka e bën atë një tërmet të cekët.
Lëkundjet janë ndjerë lehtë nga qytetarët në zonën përreth, por nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar.
Tërmeti konsiderohet i dobët dhe nuk paraqet rrezik për popullatën.


