Partia opozitare LSDM reagon dhe kritikon zgjedhjet e fundit në VMRO-DPMNE. Në vend të personave të ri, ata thonë se VMRO ka zgjedhur bandën e vjetër. Sipas tyre, Hristijan Mickoski i ka larguar të gjithë nënkryetarët në VMRO-së, duke ndjekur shembullin e Vuçiqit, për sundim absolut të partisë, ashtu siç dëshiron të sundojë Maqedoninë.
LSDM
“Ai emëroi miqtë e tij më të ngushtë. Tomovskin – si sekretar organizativ, me qëllim që të ‘organizojë’ ose kontrollojë tenderët. Pastaj është emëruar edhe njeriu i Sasho Mijalkovit nga shërbimet, me sa duket për kontakte me shërbimet ruse – Dragan Kovaçki”.
VMRO –DPMNE në mbledhjen e mbrëmshme të Komitetit Qëndror bëri me dije se e kanë hequr postin e nënkryetarit të partisë. Ndërsa sekretar gjeneral të partisë njoftuan se është zgjedhur deputeti Dragan Kovaçki. Gjithashtu emëruan përbërjen e re të Komitetit të Qëndror të partisë, anëtarë të të cilit u zgjodhën nënkryetari i deritanishëm i VMRO-së, zëvendës kryeministri Aleksandar Nikollovski, ministri i Jashtëm Timço Mucunski, ministri i Mbrojtes Vllado Misajllovski, ministrja e Financave Gordana Dimitrievska-Koçoska, e funksionarë të tjerë të posteve qeveritare.
Kryeministri Hristijan Mickoski në deklaratën pas mbledhjes së mbrëmshme të Komitetit Qëndror të partisë njoftoi se rikonstruim në korrniza të kabinetit qeveritar do të ketë më së voni deri në qershor.
Hristijan Mickoski, kryeministër
“Në periudhën që vjen, do të ketë riekipim shtesë në strukturën e partisë, Unioni i të Rinjëve, Unioni i Grave, Veteranëve, organizatat komunale, një proces që pres të përfundojë deri në prill dhe në maj ose qershor më së voni, do të kemi një rikonstruim të disa prej resorëve brenda kabinetit qeveritar, ndoshta të disa institucioneve”.
Qëllimi i tyre siç tha kreu i VMRO-së është të krijojnë një strukturë të fortë, efikase dhe të unifikuar që do të ofrojë zgjidhje konkrete dhe të përgjegjshme për nevojat e qytetarëve.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/


