Gjatë ditës së sotme është riaktualizuar sërish tema e provimit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, duke nxitur reagime dhe diskutime në opinionin publik.
Në këtë kontekst, ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi të shoqëruar vetëm me fjalën “#sabër” (durim). Në imazh shfaqet libri “Rrethuar nga idiotë” i autorit Thomas Erikson, çka ka shtuar edhe më shumë interpretimet rreth mesazhit të nënkuptuar.
Megjithatë, ambasadori nuk ka dhënë asnjë sqarim shtesë, duke lënë të hapur pyetjen se kujt i drejtohet konkretisht ky mesazh dhe nëse lidhet drejtpërdrejt me zhvillimet e fundit rreth provimit të gjuhës shqipe.
Mbetet për t’u parë nëse do të ketë një reagim apo sqarim zyrtar në ditët në vijim.


