Kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe kryeministër, Hristian Mickoski sonte pas prëfundimit të Komitetit Qendror të partisë i kumtoi anëtarët e Komitetit ekzekutiv, dhe informoi se për sekretar të ri të prëgjithshëm të VMRO-DPMNE-së është zgjedhur Dragan Kovaçki.
Mickoski në deklaratëpër mediumet theksoi se Komiteti qendror solli vendim për zgjedhje të KE të ri i cili, siç tha, “paraqet bashkim mes përvojës dhe një pjese të njerëzve të cilët tashmë janë pjesë e përbërjeve të kaluara të KE dhe anëtarëve të rinj të cilët së bashku me ata të cilët në të kaluarën ishin pjesë e KE-së do ta formojnë Komitetin e ri ekzekutiv”.
“Këto vendime janë një tregues i qartë se partia po ndryshon dhe po përshtatet ndaj sfidave të reja. Qëllimi ynë është të krijojmë një strukturë të fortë, efikase dhe të unifikuar që do të ofrojë zgjidhje konkrete dhe të përgjegjshme për nevojat e qytetarëve”, theksoi Mickoski, pas çka njoftoi përbërjen e re të KE-së.
Ai tha se përbërja e Komitetit ekzekutiv është si vijon – sekretar i ri i përgjithshëm është deputeti Dragan Kovaçki, anëtarë të KE-së janë zgjedhur Aleksandar Nikolloski, Vllado Misajllovski, Gordana Dimitrieska Koçoska, Timço Mucunski, Nikolla Micevski, Luke Galevski, Antonio Miloshoski, Dafina Stojanovska, Rashela Mizrahi, Vllatko Gjorçev, Kiril Pecakov,Maria Andonovska, Eli Panova, Igor Janushev, Maria Miteva, Bllagoja Tashmanov, Orce Gjorgjievski, Oner Jakupovski, Dragana Bojkovska, Sinisha Stojanovski, Stefan Andonovski, Filip Popovski dhe Boban Nikolloski.
Ai shtoi se këtyre anëtarëve, sipas statutit, do t’u bashkohen edhe kryetarët e rinj të UFR-së, Unionit të grave dhe Unionit të veteranëve.
Mickoski informoi gjithashtu se për sekretar organizativ është zgjedhur Ivica Tomovski, drejtori aktual dhe i ardhshëm i Shtabit qendror, ndërsa shef i kabinetit të tij Vlladimir Nelovski.
Ai shtoi se do të vazhdojnë të punojnë në forcimin e organizimit të brendshëm, transparencës dhe procesit gjithëpërfshirës të anëtarësimit. Ai njoftoi se në periudhën e ardhshme do të ketë zgjedhje të kryetarëve të komiteteve komunale të partisë, si dhe zgjedhje të kryesive të reja të Unionit të grave, UFR dhe Unionit të veteranëve.


