Më shumë se dy të tretat e njerëzve që jetojnë në amvisëritë e BE-së posedojnë shtëpi të veten, përkundër 32 për qind, të cilët jetojnë në banesa të marra me qira. Në Maqedoni rreth 87 për qind jetojnë në shtëpi të veten, ndërsa 12 për qind me qira, tregojnë të dhënat e Eurostatit.
Sipas të dhënave të fundit të Eurostatit, në vitin 2024, më shumë se dy të tretat (68 për qind) të popullatës që jeton në amvisëritë e BE-së kanë poseduar shtëpi të veten, që është më pak se 69 për qind në vitin 2023. Të tjerët 32 për qind kanë jetuar në banesa me qira, që është rritje për 31 për qind në krahasim me vitin paraprak.
Pjesa më e madhe e pronësisë në nivel të BE-së është regjistruar në Rumani (94 për qind), pas çka vijojnë Sllovakia (93 për qind) dhe Hungaria (92 për qind).
Posedimi i shtëpisë është më i shpeshtë në të gjitha vendet e BE-së, përveç në Gjermani, ku mbisundon marrja me qira, me ç’rast 53 për qind nga popullata janë marrës me qira. Pas Gjermanisë vijojnë Austria (46 për qind) dhe Danimarka (39 për qind).
Për Maqedoninë dhe vendet nga rajoni, të dhënat e fundit e të Eurostatit janë për vitin 2023, ashtu që pjesa më e madhe e njerëzve jetojnë në shtëpinë e tyre në Shqipëri – 95,5 për qind, pastaj vijon Kroacia – 91,2 për qind, Serbia – 89,9 për qind, Maqedonia e Veriut – 87,1 për qind dhe Greqia – 69,6 për qind.
Me qira pjesa më e madhe e popullatës në vitin 2023, në rajon, kanë jetuar në Greqi – 30,4 për qind, pastaj vijojnë Bullgaria – 13,9 për qind, Maqedonia e Veriut – 12,9 për qind, Serbia – 10,1 për qind, Kroacia – 8,8 për qind dhe Shqipëria – 4,5 për qind.


