Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar pasditen e sotme në Bathore.
Rreth orës 16:30 të datës 05.02.2026, një automjet i drejtuar nga shtetasi E. B., rreth 40 vjeç, ka përplasur këmbësoren Sh. Sh., rreth 65 vjeçe.
E dëmtuara u transportua në spital, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 05.02.2026, rreth orës 16:30, në Bathore, automjeti me drejtues shtetasin E. B., rreth 40 vjeç, ka përplasur këmbësoren shtetasen Sh. Sh., rreth 65 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën në spital.
Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të metejshme procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


