Një nga krerët e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, ka zgjedhur të zhvillojë një takim të veçantë me ambasadorin e Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, në të njëjtën kohë kur pjesa tjetër e drejtuesve të VLEN-it realizuan takim me eurodeputetin Thomas Vajc, raportues i përhershëm i Parlamentit Europian për Maqedoninë e Veriut.
Takimi mes Kasamit dhe ambasadorit Meidani vjen në një periudhë të ndjeshme dhe të turbullt politike, duke nxitur pikëpyetje mbi arsyet e këtij veprimi dhe mesazhin që ai përcjell në raport me zhvillimet aktuale brenda skenës politike.
Ende nuk dihet pse Kasami zgjodhi këtë rrugë, në një moment kur liderë të tjerë të VLEN-it ishin të angazhuar në një takim paralel me përfaqësues të lartë të Bashkimit Europian.
Pritet që ditëve në vijim të ketë sqarime më të qarta lidhur me këto lëvizje dhe me prapavijën politike të takimeve të zhvilluara.


