Sot u realizua një takim me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, z. Denion Meidani, ku u diskutua për thellimin e bashkëpunimit rajonal në fushën e shëndetësisë.
Gjatë bisedës u theksua rëndësia e shkëmbimit të praktikave të mira dhe zhvillimit të projekteve të përbashkëta, si mjete konkrete për ndërtimin e një sistemi shëndetësor më të fortë dhe për ofrimin e një kujdesi më cilësor për qytetarët e të dyja vendeve.
Në fokus të veçantë ishin edhe perspektivat evropiane, harmonizimi me standardet e Bashkimit Evropian në shëndetësi, si dhe ndërtimi i partneriteteve të reja që do të mundësojnë zbatimin më të shpejtë të zgjidhjeve moderne dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore.






