Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) bën me dije se sistemi i kamerave “Safe City” ka regjistruar një numër të lartë shkeljesh të rregullave të trafikut në rrugët e kryeqytetit gjatë ditës së djeshme.
Sipas njoftimit zyrtar, janë konstatuar gjithsej 650 shkelje, ku dominon tejkalimi i shpejtësisë me 590 raste. Përveç këtij shkeljeje, kamerat kanë regjistruar 36 shoferë që kanë kaluar në dritë të kuqe dhe 24 mjete të paregjistruara.
Si masë ndëshkimore, policia ka shqiptuar edhe 61 ndalesa për drejtim të mjetit, ndërsa u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë rregullat e trafikut për të garantuar sigurinë në rrugë.


