Të martën, një familje treanëtarëshe mbeti e bllokuar brenda ashensorit në një nga banesat në Pejë.
Gazetari tha se për lirimin e tyre është dashur intervenimi i zjarrfikësve.
Tutje, tha se pos zjarrfikësve, në këtë rast është angazhuar edhe një pjesëtar i Policisë së Kosovës , i cili kishte rastisur në vendin e ngjarjes.
Fatmirësisht, familja ka shpëtuar pa lëndime të rënda.
Pos tjerash, pas publikimit të këtij rasti, qytetarët kanë kërkuar inspektim për objektet e reja banesore, pasi sipas tyre, këto raste nuk janë të rralla në Pejë.


