Donald Trump u tha gazetarëve se dëshiron që Vladimir Putin t’i “japë fund luftës” në Ukrainë, gati katër vjet pas ndërhyrjes ushtarake ruse në shkallë të gjerë në territorin ukrainas që shkaktoi konfliktin e armatosur.
Presidenti amerikan e bëri këtë deklaratë pas rifillimit të sulmeve masive ajrore nga forcat e Moskës kundër Kievit , në prag të negociatave të sotme në Abu Dhabi, në të cilat do të marrin pjesë të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner dhe përfaqësues të dy shteteve ndërluftuese.
Sulmet ruse në kryeqytetin ukrainas pasuan një pauzë disa ditore që kishte kërkuar Donald Trump.
“Ai e mbajti premtimin e tij” në këtë drejtim, pranoi presidenti amerikan, duke iu referuar homologut të tij rus.


