Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, ka zhvilluar një takim me Koordinatoren e Grupit Parlamentar të BDI-së, znj. Rina Hajdari.
Ku u bisedua për procesin e integrimit evropian, rëndësinë e bashkëpunimit parlamentar dhe rolin kyç të institucioneve në forcimin e demokracisë. U ndalëm veçanërisht te zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe rëndësia e mekanizmit të Badinterit, si garanci thelbësore për funksionimin korrekt të demokracisë parlamentare dhe respektimin e karakterit multietnik të shtetit.
Dialogu politik, respektimi i marrëveshjeve themelore dhe angazhimi i sinqertë institucional mbeten shtylla për stabilitetin, kohezionin shoqëror dhe avancimin e rrugës evropiane të rajonit.


