Takim pune në Ambasadë me Presidentin e Dhomës Ekonomike të RMV, z. Branko Azeski, dhe Drejtorin Ekzekutiv, z. Antoni Peshev
Bisedë e hapur mbi forcimin e lidhjeve ekonomike mes dy vendeve dhe rolin e Dhomës Ekonomike në afrimin e komuniteteve të biznesit. Diskutuam rëndësinë e infrastrukturës dhe veçanërisht të Korridorit VIII si projekt strategjik që krijon kushte më të mira për tregti, logjistikë dhe ndërlidhje rajonale.
Folëm gjithashtu për interesin e kompanive të mëdha për investime në Shqipëri, si dhe për çështje praktike që prekin ekonominë reale: fuqinë punëtore sezonale, turizmin, energjinë dhe bashkëpunimin në shfrytëzimin e burimeve ujore.
Dialogu me institucionet që përfaqësojnë biznesin është thelbësor për të afruar tregjet tona dhe për të nxitur iniciativa konkrete që mbështesin zhvillimin ekonomik dhe perspektivën evropiane


