Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, ka kritikuar ashpër ish-bashkëpartiakun e tij, Arben Taravari, duke e cilësuar në mënyrë ironike si “ekspert të padiskutueshëm të parkingjeve”.
Sela tha se çështjet serioze nuk duhet t’u lihen njerëzve joseriozë, duke shtuar se ndoshta ka gabuar vetëm në një aspekt, vlerësimin e Taravarit si ekspert për parkingjet.
“Ekspert i padiskutueshëm sa i përket parkingjeve është Arben Taravari. Ndoshta me atë duhet të merret. Si ministër i Shëndetësisë, vetëm me atë çështje është marrë. Ndërkohë, spitalet nuk kanë as infuzione dhe qytetarët detyrohen t’i blejnë me paratë e veta. Fatkeqësisht e them këtë, sepse jam i lëmisë, por kur një ministër i Shëndetësisë merret vetëm me parkingje, është tmerr se në çfarë gjendjeje ka rënë shëndetësia”, deklaroi Sela. /SHENJA/


