Ish deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar për situatën e krijuar me rrugën Librazhd-Qafë Thanë, e cila prej disa orësh është e bllokuar për shkak të shembjes së një masivi gurësh.
Me anë të një postimi në Facebook, Salianji thotë se kjo është si pasojë e neglizhencës, papërgjegjshmërisë e korrupsionit.
Salianji po ashtu thotë se kjo gjendje tregon pasqyrën reale të keqqeverisjes, duke shtuar se “Kur fondet vidhen dhe propaganda bëhet prioritet, rrugët shemben e shteti zhduket”.
Duke bërë fajtor autoritetet, Salianji shkruan se “Shteti nuk matet me fasada e postime. Matet me rrugë që funksionojnë. Me siguri. Me përgjegjësi”.
Postimi i Salianjit
Është e turpshme që në vitin 2026 një aks kombëtar si Librazhd – Përrenjas të bllokohet totalisht për orë të tëra.
Jo nga ndonjë fatkeqësi e jashtëzakonshme.
Por nga mungesa e mirëmbajtjes.
Nga neglizhenca, papërgjegjshmëria e korrupsioni!
Për më shumë se dy orë, e gjithë juglindja u la e izoluar, sikur të mos ishte pjesë e këtij vendi.
Qytetarë të bllokuar në rrugë. Ambulanca në pritje, biznese të paralizuara, familje të rrezikuara.
Kjo është pasqyrë reale e keqqeverisjes.
Kur fondet vidhen dhe propaganda bëhet prioritet, rrugët shemben dhe shteti zhduket.
Shteti nuk matet me fasada e postime.
Matet me rrugë që funksionojnë.
Me siguri.
Me përgjegjësi.
Shqiptarët meritojnë një qeveri që punon!


