Analisti Shenoll Muharremi e ka kritikuar qasjen e Qeverisë Kurti në raport me energjinë elektrike.
Ai ka bërë me dije se një qeveri që nuk ua siguron rrymën qytetarëve është jo vetëm jokompetente.
Në profilin e tij në “Facebook”, Muharremi ka shkruar se kjo qeveri jep vetëm këshilla për kursim.
“Një qeveri që nuk ta siguron rrymën e nuk i zgjidh problemet thelbësore të shoqërisë dhe ekonomisë, e ndërkohë të mban ligjëratën, është jo vetëm jokompetente, por edhe e dëmshme për xhepin e familjeve dhe për të ardhmen socio-ekonomike të vendit. “Hiqni prej rrymës adapterat e joystick-ave”. “Mbulonu me nga një batanije”. “Shkoni te ata me Termokos kur nuk keni rrymë”. “Mos i nxehni dhomat shumë”. Sa të duash këshilla për kursim, moralizim e pallavra tjera… por ajo që na duhen janë, jo fjalët, por megavatët e reja. Këtë duhet me kuptu mirë”, ka shkruar ai, duke thënë se kjo qeveri nuk ka bërë asgjë për këtë sektor gjatë këtyre 5 viteve.
“E çka kanë ba qe pesë vite me zgjidh krizën e energjisë, pasiqë spo pritojnë me banalizu me situatën? Thuajse asgjë. Po rriten cmimet katër herë për pesë vite, e përsëri ka krizë energji e nuk kemi rrymë”, ka shkruar ai.


