Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, po qëndron për vizitë në Stamboll, ku zhvilloi një takim zyrtar me Kryetarin e Bashkisë së Arnavutköy, Mustafa Candaroğlu.
Përmes një postimi në Facebook, Gashi bëri të ditur se takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore, me fokus të veçantë në bashkëpunimin ndërinstitucional dhe zhvillimin lokal.
“Pata nderin që në Stamboll të takoj z. Mustafa Candaroğlu, Kryetarin e Bashkisë së Arnavutköy, një vend që bart një domethënie të veçantë historike dhe kulturore për shqiptarët”, shkruan Gashi.
Ai shtoi se gjatë takimit u shkëmbyen ide konkrete për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe zhvillimin lokal.
“Shkëmbyem ide mbi zhvillimin lokal dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional,” theksoi kryeparlamentari.


