Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se është në zhvillimin e sipër procedura për formimin e një komiteti kombëtar për mbrojtjen e gazetarëve, i cili do të përfaqësojë një përmirësim sistemor të lirisë së mediave dhe sigurisë së tyre. Nga MPB kanë theksuar se qëllimi i komitetit do të jetë: të sigurojë koordinim ndërmjet institucioneve, organizatave mediatike dhe sektorit civil, të ndjekë gjendjen e sigurisë së gazetarëve, të hartojë një plan kombëtar veprimi për mbrojtjen e gazetarëve në përputhje me standardet evropiane, të propozojë masa për parandalim, mbrojtje, ndjekje penale të autorëve dhe rritje të vetëdijes publike.
Nga MPB thonë se me formimin e këtij komiteti pritet: vendosja e një mekanizmi institucional për mbrojtjen sistemore të gazetarëve; përmirësimi i koordinimit ndërmjet organeve shtetërore dhe organizatave mediatike; rritja e besimit ndërmjet komunitetit të gazetarëve dhe institucioneve; hartimi dhe zbatimi i një plani kombëtar veprimi për mbrojtjen e gazetarëve, si dhe përmirësimi i pozitës së vendit në raportet ndërkombëtare për lirinë e mediave.
MPB
“Bashkëpunimi me punonjësit e mediave, përkatësisht me gazetarët, ndërtimi i një partneriteti të sigurt dhe të qëndrueshëm reciprok, si dhe garantimi i sigurisë së tyre, për MPB-në përbëjnë një nga prioritetet kryesore’’.
Nga MPB theksojnë se formimi i një komiteti kombëtar për mbrojtjen e gazetarëve, përfaqëson një hap përpara drejt sigurimit të një mjedisi të sigurt pune për gazetarët dhe punonjësit e mediave, duke forcuar kështu demokracinë, sundimin e ligjit dhe perspektivën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
/SHENJA/


