Koalicioni VLEN në një postim në Facebook thanë se kur qytetarët shohin se një masë funksionon, nuk kanë nevojë t’i bindësh.
REAGIMI I PLOTË
VLEN: Nga fjalët te puna, Plani Operativ 2025 po jep rezultate
Kur qytetarët shohin se një masë funksionon, nuk kanë nevojë t’i bindësh. Aplikojnë. Marrin guxim. Nisin diçka të tyren. Pikërisht këtu e ka peshën Plani Operativ për Punësim 2025 dhe pikërisht për këtë është një nga asetet më të rëndësishme të VLEN-it.
Me Besar Durmishin në krye të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës, ky plan po e orienton mbështetjen aty ku prodhon më shumë ndryshim. Te të rinjtë dhe te gratë. Vetëpunësimi, vetëpunësimi në partneritet, punësimi i subvencionuar dhe trajnimet profesionale po kthehen në mundësi konkrete për punë dhe pavarësi ekonomike. Edhe të dhënat e konfirmojnë qartë drejtimin 86,5 për qind e përfituesve janë të rinj. Kjo tregon se rinia kërkon shans real dhe kur politika ia hap derën, ajo nuk heziton.
Kjo është qasja e VLEN-it. Politika të kapshme dhe të zbatueshme, që u japin njerëzve mjetet për ta ndërtuar jetën këtu, në vendlindje.
Kjo politikë nuk ndalet. Edhe në vitin 2026 vazhdon me rreth 40 milionë euro të planifikuara për programet aktive dhe masat e punësimit.
VLEN punon që e ardhmja të ndërtohet këtu, në vendlindje.
Data 30.01.2026
Aktuale
- Regjim i veçantë trafiku nesër në Shkup, do ketë protesta
- Performanca e dobët në ushtrimin e detyrës, largohet nga drejtimi i Tatimeve të Durrësit, Ina Bello! Ja kush e zëvendëson (EMRI)
- Trendafilov: Javën e ardhshme fillojmë me bllokada
- Si gjenetika ndikon në jetëgjatësinë tonë: Zbulimi që mund të ndryshojë perceptimin tonë për plakjen
- Kosova në renditjen globale të fuqisë ushtarake: Një hap përpara në vitin 2026
- Vrau një fëmijë për gjakmarrje më 1997, kapet në Greqi pas tre dekadash i kërkuari me tre identitete
- VLEN: Nga fjalët te puna, Plani Operativ 2025 po jep rezultate
- ASH e Taravarit dorëzon iniciativë kundër “Safe City”


