Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, në takimin e sotëm me Ambasadorin e Republikës së Austrisë, i theksoi marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve.Gashi falënderoi për mbështetjen e Austrisë në rrugën integruese të vendit tonë drejt Bashkimit Evropian.“Kisha kënaqësinë të zhvilloj një takim shumë konstruktiv me Ambasadorin e Republikës së Austrisë, Sh.T. z. Martin Pamer.
Konfirmuam marrëdhëniet miqësore ndërmjet vendeve tona dhe diskutuam forcimin e mëtejmë të raporteve bilaterale. Shqyrtuam mundësitë e bashkëpunimit në fushën e kulturës, si dhe thellimin e bashkëpunimit parlamentar ndërmjet dy vendeve. Gjithashtu, shkëmbyem mendime lidhur me zhvillimet aktuale politike, si dhe për rrugën europiane të vendit tonë. Falënderova Ambasadorin për kontributin e tij të çmuar dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë në zhvillimin e vendit”, thuhet në njoftimin për media lëshuar nga kabineti i Gashit.
Data 30.01.2026
Aktuale
- Vuçiç: Së shpejti fillon shërbimi i detyruar ushtarak
- Gashi-Pamer: Austria ka mbështetur gjithmonë zhvillimin e vendit tonë
- Arbër Ademi: Liria e medias nuk mund të kufizohet me presione, mbështetje gazetares Liridona Vejseli kundër dënimit penal
- Tensionet bërthamore: A po përgatitet Trump për një goditje të re ndaj Iranit?
- EMRI/ I dënuar në Itali me 9 vite burg, kapet në Shijak 53-vjeçari i akuzuar për trafik droge dhe prostitucion
- Shokuese në Istog, 54 vjeçari kapet me një 12 vjeçare në motel
- Sindikata me ultimatum: Grevë e përgjithshme nëse rrogat nuk rriten
- Të dielën priten reshje bore


