Një person u arrestua dhe një tjetër u mor nën procedim penal, pasi akuzohen për dhunë në familje dhe ndërtim pa leje.
Rasti i parë i përket të ndaluarit Erlin Piro, që pasi dhunoi nënën e tij, vodhi sende shtëpiake dhe motorin e të atit.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 22 vjeç, pasi ka kallëzuar nëna e tij, se ai ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj, ka dëmtuar derën e banesës, ka vjedhur sende dhe motomjetin e babait të tij”, njoftoi policia e Sarandës për rastin.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Mete Gjini, 45 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje.
Për të dyja ngjarjet, hetimet i kanë kaluar prokurorisë vendore, me qëllim zbardhjen e tyre.


